Entra/Login



Inserire Nome utente e password forniti dall'amministratore del sito.
Vetam Arbëreshë Campera - Standard Albanese
Standard Albanese - 3 PDF Stampa E-mail
Scritto da Tommaso Campera   
Venerdì 03 Settembre 2010 13:40
Indice
Standard Albanese
Gluha ndërron
Tutte le pagine

Ndër standardi dhe arbërishtja, ndëmezt jan pes e më shekull e shumë ndërrima gluhor çë i veçonjan. Pakë shembullë mbi ndërrimat çë na duftonjan psè nëng isht i mundëshim mbësimi i standardit në shkollat Arbëris:

1)            Grumbullat të bashkëtingëllorat:

            ndë grumbulli i vjetar ma forma plot, të shkruami fjala “gluh” isht perdorur grumbulli “gl”, ne shomi se, nga forma a vjetra e a plot “gl”, ma dobësimin të “l-ja”, kimi patur një ndërrim sipas: “gl” > “gj” > “xh”. Ndë kët pamja, vëmi kufì se, nga  forma a vjetra “gluha” - “gl-uha”, sod kimi “gj-uha” (përdorur ndë standardi t’sodëshim) > “xh-uha” > e adhe “xh-ufa”. Ndërtjera, grumbullin “gl”, rujtur në meshari i Buzukut e vëluar në arbërishtja ma forma a vjetra, na thot edhè lidhja patur nga  gluhan a vjetra. 

2)            Grumbullat a zanorëvat:

            edhe ndë dimi se, ndër gluhët stërvjetra, si ndër t’gjithë gluhët , zanorat nëng ishan shkrujtur po vetam ndënëdiliguar, zanorat jan të  hërìshëm, për shprehëja s’gluhës, po edhe për të jet i mundëshim ndëlgimin:. Në kët udh, vëmi kufi se, të na shprehëmi plotësisht ma gluha, të shkruami paraemri mashkullor shumor “juai” si ndë “i juai”, nëng isht i mundëshim të  shkruami ma forma joplota “jui” si ndë “i jui”. Në kët shembull, tura ndjekur kët udh, nëng bët thomi “e juja” po shkruami forma a plot “e juaja”; nëng  bët shruami “punur”  ma vetam “u-ja po më sakt, kimi të shkruami “punuar” ma grumbullin i plot “ua”; etj. etj. 

3)          Prapashtezat:

          ndër foljet, vëhat kufì si prapashtesat t’vjetra si “nj-ja ndë shqipi standard nëng jan më t’përdorur, bëmi pak shembullë: ndë ne, në mënira a vjetra ndë një fjalì shkruami folja të e tashme në vet e par “bënj”, kët form, në  standardi t’nanëshim, prapashteza “nj” nëng ishtë më përnjohur e merr forma joplota “bëj”, në kët ndodhërì, shomi si prapashtesja a vjetra, “nj-ja”, në standardi  ishtë a prerë.  Nunga, në standardi, shomi  se jan t’përdorur forma joplota, “bë-j” në vend të  “bë-një;  “rua-j” në vend të “rua-nj”; “shkrua-j” në vend të “shkrua-nj” etj. etj.

Vëmi kufì si, t’ghithë këtà, grumbullë bashkëtingëllora, grumbulla a zanorëvat, mbaresa e prapashteza, forma t’arbërishtja a vjetra të Itallis i ka rujtur t’gjithë: si edhè, në arbërishtja  a vjetra, ka klën rujtur ndënshtresi gluhor ma fund tosk, mbi të këlin kle stisur standardi i nanëshim.

 Bëra këta pak shembullë, vetam të  kisha mundësin të thoja se, patjetar, jam shumë i gëzuar se pas shumë mot kimi një gluh si standardi, me të këlin: shqiptarë, kosovarë, arbëreshë e arbënorë bët na ndëligomi të gjithë, po dua të bënj e të i vë dica pika atje ku ishtë i hërìshim të i vëmi:

1.            Të shkuari storik, politik e xheografik, në Shqiprì, në Kosova e ndë krahinat   kufizorë, na thot se, atjè, ishtë i hërìshim të jet i përnjohur standardi, si gluha mëm e kombëtar: kët, edhe ndë një pamja të ardhëshim.  

2.            Atë çë kimi thënur në piki i mëparshim, nëng ishtë i mundëshim ndë katundat arbëreshë të Itallis: a) pse këtà katund janë shqitur nga ktej dejtit; b)  psè ndërkaq, në pesqënd vjetë  kan patur një storia tjetar e veçuar nga tjerat shqiptara; ç) psè gluha arbëreshe ka patur një zhvillim glugor i ndrishëm; d) psè, e edhè më i rrëndësishim,  arbëreshët përnjohënjan si gluha mëm vetam gluhan arbëreshe a vjetra folur ndë Italli.

               Për sa kimi mbithënur, duami të mbami parasit se, si kimi thënur, vendat shqipëfoljes nga këtej e atej deitit, kan patur zhvillima të veçuara, nunga, ndë duami se ndër arbëreshët mbahat adhè shprehja s’gluhës, duami të ndjekmi një udhë  tjetar nga standardi, ndëmos, rrëziku  ishtë të dëbirmi e të zdukat gjithë.  Mbi ndodhjat çë ndër vendat shqipëfoljes të Itallis, kan qollur në besimin se ndë shkollat nëng isht i mundëshim të mbësohat standardi i Shqipris, bënj një t’shkurtur shpjegim:

a)            si kimi thën, shqipi ndë Shqiprì ka patur zhvillimë gluhorë ndrishma nga arbërishtja, aqë se, glat pesqënd vjet, gjegjërishtja e toskërishtja patëtin zhvillima çë i kan veçuar nga gluha i përgjithëshëme të herëshim, ndërkaq, arbërishtja ndë Itallì, u mbet afar gluhës i përgjithëshëm të ahjerëshim, aqë se, Gaetano Petrotta, allbanoligjërues i vlefëshëm, tura folur për standardizimin  ka thën: “për prishëje kohore, për zhvillimi patur nga gluha, duhat të përdorat lëndi gluhor më i fuqishëm dhe  i durishëm; për morfollogjin më e sigurta, për mbarezat, lidhëzet etj. më mir të  vluare, të shumta, jan treguar të parapëlqejn toskërishtja, dhe më mir toskërishtja e lashta,  vluar në Greçì dhe në trevat shqipëfoljes të Itallì,

b)            Ndë i pari të majt  2004, ndë një kuvend në një katund arbëresh, glat përfaqimin  për mbledhja s’poezit i Vorea Ujko, pjesëmarrjetë, kan folur ma gluha arbëreshe e ma standardi: kur ligjëruesë kan folur ma arbërishtja, të gjithë antart kan ndëliguar shum mir, po kur ligjëruesë kan folur ma standardi i Shqiperis, antart kan patur hërì të i prirëjan gluhan në arbërisht.

c)            gluha arbëreshe, veç nga shqipja, ndodhat në një njëjsim i përbashkët çë i ka  mbetur nga    njëjsimin i vjetar s’gluhës. Mbi njëisimin i vjetar, bëmi adhè shembullin të Meshari i Gjon Buzukut: ndëse Meshari ishtë i shkrijtur ma gjegjërishtja, ki vëlon të shumta nga trajtat gluhor të toskërishtja: grumbullat bashkëtingëllora pl, kl, gl, bl etj. të Mesharit, sod, jan adhè përdorur në gluha arbëreshe ma forma a vjetra.

d)            standardi, klè themëlluar mbi ndënshtresi çë ishtë i vet të arbërishti i vjetar  ma fund tosk  i rujtur ndë Italli, po, ndërkur, si mëpar kimi duftuar, në  stisëja i standardit, klen dëbjerr mbaresat të vjetra, prapashtezat, tingullat dhe shum nga ata fjala të vjetra çë klen rujtur ndë arbërishtja: jo rrallëher, atjè ku në standardi jan të përdorur huazima nga tjera gluh, arbërishtja ma forma a vjetra, ka rujtur folmet nga prejardhja vet s’shqipja, bëmi pak shembull:

-              standardi qollan fjala “nevoje” ma ndëlgim ‘na duhat, ishtë i nevojshim’ , ndërkur, standardi harron se - si thot E. Çabej -, “nevoje” ishte një sllavism. Nunga, më mir  të përdormi “hërì” – “kimi hërì” si  përdorat ndë arbërishtja ma i njëjti ndëlgim ‘ na duhat’.

-             standardi shum her, përdoran huazima nga itallishti si: “marinar”, “personalisht” etj. etj. tura harruar se shqipja ka “detar”, “vetësisht ” etj. etj.

e)           ndë t’sprasmin, nëng isht parëndësishëm  shërbesi se, ligjan n° 482/99 çë kle miratuar ndë vitin 1999, e çë ruan pakicat gluhor ndë Itallì, nëng folan për  standardi i nanishmi s’Shqiperis, po folan për ato gluhë çë nga shumë shekullë jan vendosur dhe jan folur në Itallì.  

              Si kimi par, e si kimi duftuar ndë kët i shkurtur ligjërim, jan shumë  ndodhëjet dhe ndrishmat  gluhore çë më qollëtin të kisha bes se: ndë duami se ndë Itallì mbetat shprehja s’gluhës çë na ka ardhur nga t’parat, si të shumta nga gluhëtart thon e shruanjan, ndë shkollat s’Arbëris ka të mbësohat jo standardi i nanëshim s’Shpqiperis, po shprehja s’gluhës a vjetra vet të arbëreshëvat.

Vetam ashtù mund të kimi fëmilët se, tura folur bashka me mëmëvat e ma tatëmadhat, bët’a ndìanjan si gluha vet. 

 Pas kët, e ndë i kan harè, kur nxënezëtë kan marur dashurin për gluha jona, vetam ahjera (tura i pëlqiar ativra) bët zgjaronat mbësimin ma standardin. 

 

 Tommaso Campera

 

 

 

 

 

     

  

 



Ultimo aggiornamento Domenica 17 Ottobre 2010 22:08
 
Copyright © 2017 Vetam Arbëreshë Campera. Tutti i diritti riservati.
Joomla! è un software libero rilasciato sotto licenza GNU/GPL.
Design by Next Level Design Lizenztyp CC