Entra/Login



Inserire Nome utente e password forniti dall'amministratore del sito.
Vetam Arbëreshë Campera - Tradizioni
Tradizioni - Pagina 6 PDF Stampa E-mail
Scritto da Tommaso Campera   
Martedì 10 Agosto 2010 11:45
Indice
Tradizioni
Detti e proverbi
Filastrocche
La volpe e il lupo
Burri e burin
Parabola: Gesù, gli apostoli e la pazienza.
Tutte le pagine

 

 PARAFOLJA: JEZU KRISHTI, T’DIMBËDHJETË APOSTULLAT E PAÇENXAN

A shkruar nga Tommaso Campera 

Një her, afar njëi tratur çë shkoj për Gallillejan, një burrë rrij të punoj një dhe, sa kish t’mbillij bathët. Ki burrë rrij të punoj ma një parmendë drurish (suluni) çë hapij avilaqat e, nguani nguan – të mos mbetëshin - nxitoj kuelrat ma astenin: burri e kuelrat mbetëshin vetam kur, nguani nguan, arrejan ta fundi avilaqëvat të pijan dica ujë, o kur burri - ma kësistran çë ish ngulur ta fundi astenit - kish të qëroj parmendan nga krëstlan çë ngjitëshi ta pluari.

 Afar mjezdit, Kur kish punuar afar një gjëms nga at’dhe çë kish mbillij ma bathë, ndëmezt traturit - kufizuar nga dhjathëtas e nga a majtan (shtrëmburan) ma di muriçëna t’larta – burri pa se shkojan trembëdhjetë vetë: i parin nga ktivra ish Jezu Krishti, e t’dimbëdhjetratë ishan apostullatë çë i vejan pas tura i pijtur Krishtit  si kishan të bëjan të shërbejan mir Fjalan a Perëndis e ndë – kur Krishti hipat ndë lartësin të qiellëvat – i thrisij t’gjithëva torz tij.

                Shini - i përgjegjij ativra Krishti çë ndërkur u kish mbetur ult mbi muriçënas ndën një garicë - më par se të arren hera juaja e të jeni thrisur ndë t’lartin a qiallit, kët shërbeni mir Fjalan a Perëdis ndë kët tokë tura kënur paçenx: e ashtu i tha apustullëvat:

                “Nani, ju  jap një mbësim të shini sa paçenx kët kini më par se t’hipni ndë lartësin të qiellëvat afar mua.”

Tura thënur këta fjalë, Krishti i tha dëshipullëvat t’tij:

                “Vëni kufi atë burrë, nëng na ka par kurr e nëng na njeh, nani, një heran, ju veni e i pijani: oj kumbà, çë rri a mbillan? 

Ashtù, tura thënur këta fjalë, Krishti i tha Pjetrit çë ish aj çë i rrij më afar zëmras:

                “Pjetar, të parin kët jeç ti, ec e thuaj ashtu si ju thash.”

Shën Pjetri u ngre nga guri ku u kish ulur,  vata e hiri nga një hapësir t’muriçënas, ju qasi burrit - çë ndërkaq u kish mbetur të shihij kush ish çë hij ta dheu i tij – e i foli:

                “Ditan a mir moj burrë, klofsha ti bakuar nga Perëndia pëç ti je një çë rron tura dërsir.”

 E, ashtu si i kish kumanduar Krishti, Pjetri i pijti burrit:

                “Çë rri a mbillan kumbà?

 Puntori, gëzuar nga bëkimat patur, i përgjegji Shën Pjetrit:

                “E… moj kumbar im, simbjet dukat moti i mir të mbillat bathët, ashtu rri a punonj kët cop dhe të a mbillinj ma bathë.”

 Të dijti vati Shën Ndreu çë hiri ta dheu, ju qasi burrit e, pas çë a kish përshënduar e dhënur urimat të i vijan nga Perëndia dhuratat çë dish, i pijti puntorit:

                “Oj kumbà, çë rri a mbillan?”

 Burri, tura holqur kuelrat të mbetshin, shkojti skamandilin të terij djersat çë i rridhëshin nga tupalt, i përgjegj Shën Ndreut:

                “Beh … më dukat se simbjet  ndë kët dhe kët vinjan mir, ashtu rri a punonj se dua të a mbillanj ma bahtë.”

Të trejti vati Shën Tumazi çë – ashtu si dimi t’gjithë, pa bes si ish -, ndërkur i piaj burrit çë kish mbillij, i vu dorët përëmbrënda të duaqëvat të shihij ndë ishan dreq bathë. Ashtu adhe Shën Tumazi tura ju qasur burrit, i pijti:

                Pafsha shëndet moj burrë, çë rri a mbillan?”

 Burri u mbet njetar her, e pameta i përgjegji:

                “Bathë kumbà, rri a mbillinj bathë!

Një a një, një pas tetrin, gjithë të dimbëdhjet apostullat ju u qastin burrit e, të gjithë, një pas tetrin, i pijtin “çë rri a mbillan kumba.”  Puntori, burrë i mir e plot ma paçenx, ngaher më drijuar e turbulluar, pa mbetur nga të punuarit, të gjithëva i përgjegji “bathë rri a mbillinj bathe!”

Njera kur, Jezu Krishti çë njera ahjera ndinji ult ndën garicas të vëj kufi gjithësei, u ngre e adhe aji vati, ju u qasi burrit, çë njera ahjera u kish mbetur i qetë e, adhe Jezu Krishti i tha burrit:

                “Të t'vijan gjithë të mirat nga t'Lartin moj kumbar, e thuam, çë rri a mbillan…?”

Burri - çë nëng i kish par kur ni dëshipullvat e ni Jezu Krishti, e nunga nëng a kish njohur - gjith i drijuar e, dëbjer çë kish paçenxan pë gjithë këta gjëndë çë, lart e posht, një pas tetrin i bëjan a njëjtan t'pijtur i përgjegji Jezu Krishti:

                “Rri a mbillinj kirja kara kumbà! Rri a mbillinj kirja kara … ju pëlqen ashtu-ë?”

Jezu Krishti, vu kufi burrin e, ma qetësin çë i vij nga t’Lartin, i tha burrit:

             Klofsha ashtu si do! Atë çë  mbillan mbledh, të të lehënjan ndë  kët dhe gjithë kirja kara!”

Kle ashtu çë, kur burri vati të mblidhij atë çë kish mbillur, pa se, për paçenxan çë kish dëbjer, ta dheu i tij ju i kishan lerë jo bathët, po vetam kirja kara… një mbjellja kirja karashë! Adhe nani pas shumë vjetë, thuhat se kur burri pa ashtu ndiligojti se, kur kët dëbirmi paçenxan, ashtu muar e vati adhe aji tura ecur shekullin të liçitoj burrëvat  paçenxan.          

 

  

 

 

 

 

  

 



Ultimo aggiornamento Giovedì 26 Luglio 2012 23:36
 
Copyright © 2017 Vetam Arbëreshë Campera. Tutti i diritti riservati.
Joomla! è un software libero rilasciato sotto licenza GNU/GPL.
Design by Next Level Design Lizenztyp CC