Entra/Login



Inserire Nome utente e password forniti dall'amministratore del sito.
Vetam Arbëreshë Campera - Tradizioni
Tradizioni - 4 PDF Stampa E-mail
Scritto da Tommaso Campera   
Martedì 10 Agosto 2010 11:45
Indice
Tradizioni
Detti e proverbi
Filastrocche
La volpe e il lupo
Burri e burin
Parabola: Gesù, gli apostoli e la pazienza.
Tutte le pagine

  “Burri çë shurben e burìu (burìthi) nga ndën dhé çë shan”  

                   A shkruar nga Tommaso Campera

 (Një prall per kush nëng bën kur gjë e  shan vetam)

  ..............................................................................................................

              Ahjerna, kur Illirat rrojan ndë nje mot i gëzuar, mbi mali Parnazit, ishë një kopsht lulzuar e plot ma lisa të mbushurë ma gjithë frita të piqura, ku gjithë hajan e drasisëshinë, ma çudi, gjithë thojanë:

 “Ishtë kopshti Arbëris mbi mali Parnasit !?”.

              Pas ata dita të gëzuara e të hareshëma, nga çëdo anë, si ulka të egëra, arrun murra gjëndash t’huaja çë, nga sa ishan te liga, kishan meri! Erdhëtin ata ulka, nga dëbora e nga dejti... e vrisëjan murra krishtera: tura shprishur kopshti Arbëris, nëng lun fara gjë.  Ashtu, kopshti Arbëris, mbi mali Parnazit, u mbet pa shërbiar e pa dakuar... u tha gjith! Nga ata çë u pështuan (shpëtuan), ishanë një burr e një burì (burìthi), nani, burri e burìn ishan të di arbëreshë, një dit u gjëndëtin bashka ndë ki kopsht, e ashtu pan se ish gjith i thar: se më njari a kish lagur.

Shihëshi se ndonjari kish zëjë të a shurbej pameta kët kopsht, u vun kufi, e burri i tha burìut:

“Ngà shomi atë çë bët bëhat, u marr shati, ti ecë ta kroi të marrësh ujët, ashtù u rrumonjë e ti dakon: bët jet se ki kopsht lulzon pameta e mbushat njetar her ma gjithë frita: ndë nesar gjemi gruan e martonëmi, fshamat çë lehënjan, gjenjanë shtruar të ngrënit, e bët bënjanë sesul e mbërniq”.

            Burìu, gjegji gjithësei e, tura venur kufi burri, i përgjegji:

 “E po jo-ë..! U nani veta njera ta kroi të marr ujët, pas kët vëham të dakonj e t’a skalisinj ki kopsht: po gjegjam moj bùrr ! E ndë ndonjarì na shanë se nëng a bëmi mir !? Jò jò... kush bëta ma bën !”

             Tura thënur këto fjalë, burìu u pruar e zu të fshehij ta hjeja ndën dhe.

             Burri pa se ashtu mbetëshi vetam të shurbei e... i drijuar, muar një temb dhe se dish të ja shtij burìut, po nëng bëri gjë e, tura u vënur të shurbei i tha burìut:

“Ec ec, ti çë jè pazëmar, se vëham u e shurbenj edhè për tijë !”                            

             Burìu çë ish pagjak e frikakaq, nëng a ndijti fara, e mëndojti:

 “Bukur herdha ki bùrr çë shurben edhè për mua !?”

             Kle ashtu çë burri, edhe ndë a dij se bët ish i shar, u vu ta kopshti e, ma zëmar, skalisi mbilli e dakojti: dërsijti, njera kur, kopshti Arbëris lulzoiti e u mbush pameta ma gjithë frita të piqura. Mir o lig, burri shurbejti, dërsijti, e i lagi rrenjëtë Arbëris; ato rrenjë çë, ndërkur nga mbi ishanë lagët nga burri: burìu, si krimb, nga ndën dhe, i këputijë e i shprishijë. Kur kopshti Arbëris i shërbier nga burri lulzoj, burìu, zilar, nxuar kocan nga gaverëja ku ish i fshehur ndën dhe, e i tha burrit:

“Oj bùrr ! A di se skalisa lig... ti nëng jè i mir të bësh këtà shurbisa: t’a kisha thën u !”

             Burri, i rrimanikuar e shum halmuar pëç se kush a shaj nëng a kish ndihur, nëng bëri kur gjë e.. i fshehur ndën dhe, kur i rra një djers për Arbërin, i tha burìut:

“Ku ndinja i fshëhur ti kur kopshti ishë gjithë i thar e duhij ujët të a lagëjam ? Ku u fsheha kur të pijta të potisja kopshtin ? Ëmë të shoh: ku isht kopshti i shërbier nga tij !? Ti çë nëng bëra kur gjë, nëng bët shash fara njarì ! Si ndinja i fshehur ta arrsira kur tjeratë shurbejanë e dërsijanë: u të dënonj përhershim të rrosh i fshehur ndën dhè !”

             Ashtu kle, nga ahjera, burri rron mbi dheu ta drita diellit, e burìu rri i fshehur ta arrsira ndën dhe !

___________________________

P.Sh. E ju çë zglidëtit këto katar fjalë, çë jini, burra çë shurbeni ta drita diellit të bëni gjagjë, o jini si burìu (burithi) çë shan vetam?

Pralla “Burri çë shurben e burìu çë shan” isht a shkruar ma gluha çë folat ndë Mashqit. Nëng kle përdorur mos një fjal të jasht horës.

Shihë: Parnazi (mali Parnazit) gjëndat ndë gadishulla Peloponezit: ndë Mashqit: për ata arbëreshë koronezë çë erdhëtin nga atej, Parnazi ish   gjithënje ma Parrajzin.



Ultimo aggiornamento Giovedì 26 Luglio 2012 23:36
 
Copyright © 2017 Vetam Arbëreshë Campera. Tutti i diritti riservati.
Joomla! è un software libero rilasciato sotto licenza GNU/GPL.
Design by Next Level Design Lizenztyp CC