Entra/Login



Inserire Nome utente e password forniti dall'amministratore del sito.
Vetam Arbëreshë Campera - Tradizioni
Tradizioni - 3 PDF Stampa E-mail
Scritto da Tommaso Campera   
Martedì 10 Agosto 2010 11:45
Indice
Tradizioni
Detti e proverbi
Filastrocche
La volpe e il lupo
Burri e burin
Parabola: Gesù, gli apostoli e la pazienza.
Tutte le pagine

 Prallzan – La favola

 “Dhelpra e ulku” - “La volpe e il lupo”

Prallzan – La favola, è scritta in lingua arbëreshe nella versione arcaica un uso nel paese arbëresh di Maschito (PZ)

....................................................................................................

 

            Një her - ndë dimar -, dhelpra e ulku u gjëndëtin afar një lëm,  kishan nù pëç ishan të di pa

ngrën, foltin bashka e ulku i tha dhelpres:

"Oj ndrikull, çë kimi të bëmi? Kam barku çë më dhem, e zorët çë shahënjan ndë përmbrënda barkut."

          Dhelpra ma ato di si të zgjuara “si dhelprun” i përgjegji ulkut:

"A di çë kët bëmi moj kumbar im? Këtù, afar lëmit, ishtë një kazol ku delari vëlon djathët

e gjëzët të thahënjan, ne himi nga gavërja derës, ashtù hami e drasismi mir mir."

         Ashtù than, ashtù bën, hijtin nga gavërja ndën derës e u vun të hajan djathin e gjëzan si ... ulka. Dhelpra, si dihat, ish më a zgjuara se ulku, ashtù nguani nguani vej të matënojshi ndë shkoj adhè ma barku nga gavërja derës pë të ikij. Po ulku, çë ish më i but e i mir (një pak herda) haj e haj: si një ulk, pa  mënduar fara gjë, njera kur mbushi plënxi e barkun, ashtù  i frijtur se nëng shkoj më nga gavërja pë të ikij. Atjè afar, pekurari çë rrij të mjelij dhent, gjegji zxurmin çë vij nga përmbrënda kazolan e vata të shihij mos kishan rrar përdhè dhjathët e gjëzët. Dhelpra, si gjegji çë vij pekurari, muar një cop gjëz e iku tura shkuar nga gavërja. Ulku, edhè ajì  dish të shkoj nga gavërja të ikij, po, i liguri ajì, ma barku plot e i frirur si ish, nga gavërja nëng shkoj më pë të dilij jasht, ashtù u mbet mbrënda. Kur pekurari hapi, pa ulkun i ngatëruar e atë çë kish ndodhur: gjith i drijuar e rrimanikuar  muar një hù e mbushi i liguri ulku ma    hunj e kapanè. Kur kumba ulku ja bëri të ikij nga ndën pekurari, i kish mbetur vetam lëkuran e ish gjith i çar nga hunjët çë kish patur. Gjëms i vrar, ulku shkojti afar pillës, dhelpra çë kish pështuar nga hunjët, a prëhur e drasisur, pa ulkun e a thriti:

"Oj kumbà, kumba ulk eja ktù, eja të më ndihësh..."

Ulku çë i dhëmbij gjith kurmi i përgjegji:

"kush jè?"

"Jam ndrikulla dhelpra, po eja të më ndihësh sa pekurari më vrau nga kapanè çë mora. Nga, eja... se jam fshehura ndëmezt të ferrëvat: tha dhelpran."

Ulku si ju u qas dhelpres i thà:

"Mojù ndrikulla ima, ndë dija çë më ka rrar, i liguri u se jam gjith i çar ùùùùù se më dhem gjith kurmi."

Dhelpra, çë dish mirij për herda ulkun i thà:

"Moj kumbar im, e çë kët thom u? Pekurari më da kaq hunj se më dualltin trut nga veshët, ngà se më ngalkon katalosh se nëng ja bënj njera mbë shpì."

Ajò dhelpruna, gjëzan çë kish marur nga kazolja a kish vënur ndër veshët e ashtu dukij fasa i diljan trutët përjashta . Ulku, i liguri herda, gjith i çar si ish, i pati bes dhelpëres e i thà:

"Ngà moj nrikulla ima, ngalkò ndë katalosh se të qollinj u njera ta shpija, nga, zëmi udhan më par se arren dëbora."

--------------------------------------------------------------------------------------------

 

Kët pralaz, më kle rrëfijtur nga in’dëlimi tatës (Sepalia Kampera * 1921, + 1988) nga çëkur isha djal.  

Pralëzan çë më kle rrëfijtur ndër vitrat 1955/56 ndë Mashqi (PZ), ndë a’njëjtan mënera, vij rrëfijtur    ndë katundi Çiftit (CS)   

 



Ultimo aggiornamento Giovedì 26 Luglio 2012 23:36
 
Copyright © 2017 Vetam Arbëreshë Campera. Tutti i diritti riservati.
Joomla! è un software libero rilasciato sotto licenza GNU/GPL.
Design by Next Level Design Lizenztyp CC