Entra/Login



Inserire Nome utente e password forniti dall'amministratore del sito.
Vetam Arbëreshë Campera - Standard Albanese
Standard Albanese PDF Stampa E-mail
Scritto da Tommaso Campera   
Venerdì 03 Settembre 2010 14:40
Indice
Standard Albanese
Gluha ndërron
Tutte le pagine

NJË TË SHKURTUR LIGJËRIM MBI STANDARDI I SHQIPERIS:

 Standardi i Shqipëris, isht i mundëshim t’miratohat në mbësimi shkollor arbëresh?”

Parathënia:  

            U a kam bes se, të folnjan mbi probllemat gluhorë ndënshkruitur,  jan shumë ligjërues më të dijturë se si jam u, ashtu si  kam edhè bes se,  jo rrallëher, do të bënj ndonjë gabim  po,  ndë më lëni, kjo isht edhè gluha ima e më pëlqen të i jap një ndihma të mbetat gjall.

            Si t’gjithë ju dini shumë mir, gluha jona ( në ç’do ndërrim), kle folur nga motet  t’ vjetëra, aqë të vjetëra se, kjo gluhë, me rrenjët t’saia, a gjemi mbishkrujtur mbi gura vet të Ilirt ndë gadishulla ballkanika; skalisur mbi gura varor të Itallis a poshtëma (shih. Messapi); në emravendat jashtë nga vendat shqipëfoljes (ma shqipëfoljes, dothom “allbanezin” në ç’do ndërrim). Po gluha jona a gjemi  folur edhè ndë ç’do gluh indo-european a nanëshim, domëthot, folur në Europa t’sodshim.

Pakë shembull:

“Grecia”: për ki emrivend/toponimo, fialori rrenjëzor Zanichelli na thot: “hùazim, Graikòs, forma popullore marur nga Iliria. Emer çë Iliret stërvjetra i kan dhënur ativra venda”

“Brindisi”: fjalori emravendëvat UTET thot: “... letersin a vjetra, vendosij ki emar si lidhur ma gluha mesapika, ma ndëlgim ‘bren’, ‘krie brenit’, ‘bri’.

“Benevento”: fjalori UTET na thot: “vendëbanim stërvjeter, çë ndë motet të Sannitava  thrisij MALUENTUM. Afar viti 300-it. para Krishtit Rromakat çë ja mundëtin kundra Pirroja, ndruan emrin në BENEVENTUM. Emëri i vjetar MALUENTUM dukat se kish domethënja ‘qiteti malit’ nga rrenji ‘MAL = MONTAGNA’. Fjalori vazhdon tura thënur “i hërìshim të qasmi ki emar të a kufisomi ma emri shqip ‘mal ‘monte’.

Në t’gjithë Itallia gjemi emravenda/toponimë çë kan rrenjë ndë gluha shqipe, po, ndë kët a shkurtur ligjërata, nëng isht  mendimi imi të folinj mbi kët.

Jashtë nga ata çë jan emravendat, adhè jashtë nga Shqipris e nga vendat shqipëfoljes, gjemi gluha jona folur e dhredhur ma tjera gluhë european, p. sh: “Dirimere”: mbi fjalori s’gluhës të itallishti Zanichelli zglidhat Dirimere, fjal a urt nga llatinishti përbënur e përdorur ndë tallishti ma ndëlgim, ‘t’veçosh, shqitur’, përbënur nga ‘èmere = të blesh’ (trashiguar nga ‘të marrësh’), ngjitur me ‘dis’ 1, me dhomethënija “të marrësh veçuar”. Vëmi kufì, si kjo fjal, ‘dirimere’, çë na dukat si  za  ma ardhja nga llatinishtja, ishtë përkundra, fjal vet s’shqipja, nunga, nga gluha jona “merr-dish > dirimere”.

 Më parapëlqej të folëja adhè mbi vleratë vet s’gluhës ma shumë tjera fjalë çë kan ardhja nga shqipëja, shih “bara < beram < bir - biram ”, “difesa < mund < mundësì”, etj. etj., po, kjo parathënija a shkurtur, do të jet vetam një duftim si kam gluha shqipe (ndë çdo ndërrim) ndë zëmran!   

 Gluha jona e kam ndë zëmra, në ç’do ndërrim, po si thot  emri t’ksaj ligjërata: “Standard i Shqipëris, isht i mundëshim t’miratohat në mbësimit shkollor arbëresh?” dua të folinj mbi probllemi  t’mbësimit s’gluhës në vendat shqipëfoljes të Itallis.

Dua të parathom se, arbëreshët çë nga gjashtëqënd vjet  rrin ndë Itallia, ndë ç’do mot e në ç’do vend, përher kan folur tura mbajtur gluhan në një stad i vjetar, ashtù si ka ardhur nga krahinat s’prejardhja: ndë arbëreshët çë kan mbajtur forma s’gluhës a vjetra zglidhënjan Meshari i Gjon Buzukut, këtà, nëng kan  mosnjë rëndësì të a  zgledhënjan, edhè ndë Meshari  ka klën shkruitur në shek. XVI-ti.

Po kimi edhè të mbami parasit se, si t’gjithë ne dimi shum mir, glat pes shekull gluha ka mbetur veçuar nga asaj vet: veçuar në Itallì, në Kosova, në Greçia, e veçuar ndër malat s’Shqipris.   Shkakut  të veçimit, bët i gjemi ndë sundimin a turqëvat po, jo nësprasmi, bët i kërkomi adhe ndër krielartësin të shqiptarat mbi tjera shqiptara: t’gjithë duami të jemi mbret!

Sidojet, gluha jona ka patur zhvillima e ndërrima, aqë se, kimi patur hërì të kisham një gluh për t’gjithë: një gluh çë na jipij mundësìn të na  ndëligojam t’gjithë, ecëithuai, standardi i Shqiperis!

Standardizimi, njëisimin a gluhës, muar fill çë nga viti 1916/1917 në Shkodra, ma “Rregulat e ortografisë së gluhës shqipe” në  “Komisisë Letrare të Shkodres”, tura shkuar në vitin 1953, njera ndë vitrat 1972, ma “Kongresi i Drejtshkrimit s’gluhës” ku, në Tiran, muar fill përdorimi i standardi Shqipëris.

Miratonj pa fund stisëja i standardit, ndëligonj udha ndjekur njera në themëllimin i tij, ecëithuai: t’shumta ndrishma gluhore ndë vendat shqipëfoljes, çë kish qollur gluha në një pandëlgim gluhor, po kët, nëng na  thot se standardi ka të mbësohat ndë shkollat  të arbëreshëvet.

Arbërishtja në forma a vjetra, ka vëluar fjalat t’çmuara, ndëlgimat t’ralla e shprehjat të rrëndësishma s’gluhës, aq të rrëndësishma se, i duhat standardit i Shqiperis, si buka i duhat fëmilëvat.



Ultimo aggiornamento Domenica 17 Ottobre 2010 23:08
 
Copyright © 2017 Vetam Arbëreshë Campera. Tutti i diritti riservati.
Joomla! è un software libero rilasciato sotto licenza GNU/GPL.
Design by Next Level Design Lizenztyp CC