Entra/Login



Inserire Nome utente e password forniti dall'amministratore del sito.
Vetam Arbëreshë Campera - Recensioni
Recensioni - 3 PDF Stampa E-mail
Scritto da Tommaso Campera   
Martedì 10 Agosto 2010 11:45
Indice
Recensioni
... fuqia jetëprurëse e erosit
Il Dialogo - Al Hiwar
Fjala e Lire
Forumi Virtual
Basilicata, novembre 2008: 1° Festival delle lingue di minoranza.
POETI IN AIA, Carignano (TO)
Katundo, il sito web di San Marzano di San Giuseppe (TA)
Prof. Edmond Çali, Roma 12 marzo
Tutte le pagine

 (Fonte: Fjala e Lire - intervistoi Mujo Buçpapaj)

SHKRIMTARJA NGA VLORA, VILHELME VRANARI (HAXHIRAJ), AUTORE VLERASH LETRARE, E CILA PRANON SFIDEN

    Në datën 18 prill 2009, në Torino u zhvillua konkursi nacional i poezisë me emrin e heroit tonë kombëtar “PRINCI GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU”. Në këtë konkurs morën pjesë mjaft konkurent, të cilët paraqitën pranë jurisë krijimet e tyre poetike qysh para 6 muajsh. Për herë të parë morën pjesë edhe krijues shqiptarë me banim në Shqipëri.  Pas përzgejdhjes së Jurisë, fituese e konkusit ishte dhe shkrimtarja Vilheme Vranari (Haxhiraj), tashmë e njohur si brenda dhe jashtë vendit. Ishte nder dhe kënaqësi, jo vetëm për autoren, por edhe për ne krijuesit, edhe për çdo shqiptar. Kjo për tri arsye:

   1-Çmimi quhet nacional dhe mban emrin e heroit tonë kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

   2-Vjen për herë të parë ky çmim nga Italia fqinje, si aspekt i këmbimit mes kulturave tona.

   3-Me këtë çmim të nderuar vlerësohet një autore shqiptare, një grua, e cila e ka nisur vonë krijimtarinë letrare.

 Ishin këto arsye që i kërkova këtë intervistë fitueses së çmimit, Vilhelme Vranari (Haxhiraj). Pikërisht për këtë çmim, në datën 13 maj isha i ftuar në studion e TVSH, në emisionin “Zik-Zak”, si njohës i krijimtarisë letrare të shkrimtares Haxhiraj. Takimi në studio, më krijoi mundësinë e një  interviste me autoren.

 * Zonja Haxhiraj  para pak ditësh ju u nderuat me çmimin "Gjergj Kastrioti Skenderbeu " akorduar nga shoqata "Vatra Arbereshe" dhe Ministria e Kulturës e Italisë. Si e vlerësoni këtë rast, duke qënë poetja e parë shqiptare që sillni në Shqiëri këtë titull ?

  -Së pari ju falenderoj, për intervistën dhe vlerësimin tuaj në studio si shkrimtare,  megjithatë unë e quaj veten një “Krijuese e Vonuar”. Së bashku jemi takuar në rrethana të tjera, shumë herët qysh në fillimin e ndryshimeve të mëdha politike në vendin tonë. Kurse tani pas kaq vitesh na ritakoi letërsia. Personalisht ju çmoj si publicist, kritik, analist i mirfilltë dhe si autor autentik i poezisë moderne, gjë për të cilën ju përgëzoj.

   Në Itali janë vlerësuar me çmime edhe më parë autorë të tjerë shqiptarë, si Fatos Lubonja, Visar Zhiti etje. Por  ÇMIMI “PRINCIPE GIORGIO CASTRIOTA SKANDERBEG”, është e para herë që vjen në Shqipëri.

E vlerësoj si një rast unikal deri tani. Fati më buzëqeshi mua që e solla këtë emblemë të ndritur. Kjo tregon se edhe shqiptarët e izoluar, të vuajtur dhe të mohuar,  i pranojnë sfidat.

 *Ishte rastësi, fat apo gjurmimi juaj për të marrë pjesë në këtë përballje apo ballafaqim të vlerave letrare

 -Çdo krijues ka dëshirë të provojë aftësitë dhe arritjet e tij letrare. Unë do të thosha se veç kritikës letrare, analistëve, lexuesve, krijuesi ka nevojë edhe për një vlerësim të personaliteteve të specializuar në këtë fushë, jashtë kufijëve ndikues të njërit apo tjetrit, ose rrymave politike. Por dëshirat janë subjektive, atëherë i ngelet rastësisë. Për mua ishte fat takimi me anëtarët e shoqatës kulturore” Vatra Arbëreshe”, të cilët më ftuan në Torino qysh në vjeshtën e vitit 2008. Mësova se në Piemonte jetonin 10 000 familje arbëreshe. Më kënaqi fakti që ata ruanin ende gjallë gjuhën e lashtë shqipe, traditat, kostumet, pak nga kuzhina shqiptare dhe mbiemrat (Matranga, Durrësi, Scutari, Kuçi, Vrana, Kastrioti,Toçi, Kamberi ( transformuar në Campera)etje. Por ajo që të binte në sy ishin simbolet tona kombëtare që për ta ishin të shenjta. Pikërisht për vazhdimësinë e kulturës së tyre po merrem me një temë studimore.

 *Kujt i lindi ideja për të marrë pjesë në konkurs?

 -Tommaso Campera, anëtar i këshillit drejtues i shoqatës, poet, përgjegjës i kulturës arbëreshe, i lumtur dhe i bafasuar për librat e mi që iu dhurova, me krenari u shpreh: “Këtë vit ne celebrojmë edicionin e 8-të të konkursit letrar në poezi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Nuk po u besoja veshëve dhe pyeta përsëri. “Mos u çudit, zonjë. Skënderbeu nuk është vetëm i shqiptarëve, por ka përmasa kontinentale sepse ndaloi islamizimin e Evropës së krishtere dhe çmohet si në Itali edhe kudo në Evropë. Ndaj çmimi i poezisë quhet nacional, sepse e ka miratuar Ministria e Kulturës Italiane. Befas më propozuan të merrja pjesë në konkurim. Mora udhëzimet e duhura, u ktheva në Shqipëri dhe aplikova.

Rruga e transformimeve të mëdha politiko-sociale në Evropën Lindore që çeli rënia e Murit të Berlinit, bëri të mundur njohjen mes emigrantëve të rinj, me trashëgimtarët e brezave që kishin mërguar nga Shqipëria shekuj më parë. Kjo ngjalli tek ata dëshirën për të njohur historinë, kulturën dhe traditën e stërgjyshërve të tyre. Kërkesat e tyre, për lëvrimin e gjuhës shqipe, njohjen e historisë dhe marrëdhëniet kulturore me Shqipërinë, bën të mundur që Qeveria e Romës në vitin 2003, t’i njohë ata si pakica kombëtare me të drejta të plota. Prej vitit 2001 “Vatra Arbëreshe” organizon konkursin e poezisë shqipe” Skënderbeg”, ku këtë vit mora pjesë edhe unë.

  * Ç'do të thotë për Vilhelmen çmimi nacional në Torino, e në veçanti ardhja e emblemës së heroit tonë kombëtar nga vendi fqinj?

 -U nisa për në Itali, me dëshirën e mirë për të marrë pjesë në një aktivitet letrar. Për të shuar kureshtjen dhe për të mësuar diçka më shumë nga organizimi i konkurseve apo festave të tilla. Sa zbrita në Itali, më njoftuan se isha fituese e konkursit letrar, që do të shpallej në datën 18 prill. Fillimisht m’u duk trill. Por emocionet që provova për 7 orë në atë festë, janë të pashlyeshme. Një organizim i shkëlqyer i Shoq.“Vatra Arbëreshe” ku do të veçoja  Presidentin z, Vincenzo Cucci , Zv.presidentin Masimo Rafti si dhe z. Tommaso Campera. Nuk mund të harroj kujdesin dhe praninë e gjithë autoriteteve të pushtetit lokal të Piemontes, Torinos dhe Chierit, duke filluar nga Sindaco, zv/Presidenti Regional i Piemontes, deputetë, personalitetet të kulturës, zyrës së emigracionit, si dhe autoritet tona diplomatike. Ishte prekëse kur në gojën e atyre njerëzve të mrekullueshëm, tingëllonte bukur historia e Skënderbeut. U ndieva krenare për vitalitetin e gruas shqiptare përmes portretit të Donika Kastriotit, që doli në dramën e Prof. Italo Costante Fortino, (ndërkohë Kryetar i Jurisë) që u luajt nga trupa teatrore “Mediteranio”. Kur deputeti i Piemontes më dorëzoi çmimin me emblemën e Heroit tonë kombëtar, m’u duk sikur më dha Kurorën e Skënderbeut që t’ua sillja dhuratë shqipëtarëve. Pavarësisht nga emri, ky çmim nuk më takon vetëm mua, por Kaninës dhe Vlorës sime, letërsisë sonë dhe gjithë Shqipërisë. U ndieva krenare dhe më shumë shqiptare.  

 Falenderoj Jurinë e nderuar të shtetit fqinjë që më vlerësoi, sepse juria e Ministrisë së Kulturës në Tiranë, sa lexon emrin e autorit, nuk i hap fare librat që paraqiten për konkurs.    

 Vazhdon …

 Suksese dhe ju faleminderit, z. Mujo! Nga gazeta Nacional- qershor 2009



Ultimo aggiornamento Giovedì 02 Giugno 2011 21:59
 
Copyright © 2017 Vetam Arbëreshë Campera. Tutti i diritti riservati.
Joomla! è un software libero rilasciato sotto licenza GNU/GPL.
Design by Next Level Design Lizenztyp CC